Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Emrat e personave dhe kompanisë ndaj të cilëve Qeveria vendosi sanksione për lidhje më organizatën “Hezbollah” (LISTA)

Qeveria e Kosovës dje vendosi sanksione ndaj shtatë individëve dhe kompanisë “AID Properties” të cilët dyshohet se janë të lidhur me organizatën terroriste “Hezbollah”.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Qeveria i ka pubikuar emrat e individëve dhe kompanisë ndaj të cilëve janë vendosur sanksione dhe ka përshkruar rastet ndaj të cilëve janë vendosur sanksione:

1. Emri: Ali Reda Hassan al-Banai

Përshikrimi i rastit: Ali Reda Hassan al-Banai, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv (E.O) 13224, për ofrimin e mbështetjes materiale, financiare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

2. Emri: Ali Red al-Qassabi Lari

Përshkrimi i rastit: Ali Red al-Oassabi Lavi, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv (E.O) 13224, për ofrimin e mbështetjes materiale, financiare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

3 Emri: Abd al-Muayyid al-Banai

Përshkrimi i rastit: Abd al-Muayyid al-Banai, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit t8 Urdhërit Ekzekutiv (E.O) 13224, për ofrimin e mbështetjes materiale, financiare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

4. Emri: Abd al-Rahman Abd-al-Nabi Shams

Përshkrimi i rastit: Abd al-Rahman Abd-al-Nabi Shams, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv (H.O) 13224, për ofrimin e mbështetjës materiale, fianciare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

5. Emri: Yahya Muhammed al-Abd-al-Muhsin

Përshkrimi i rastit: Yahya Muhammed al-Abd-al-Muhsin, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv (E.O) 13224, për ofrimin e mbështetjës materiale, fianciare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

6. Emri: Majdi Fa’iz al-Ustadz

Përshkrimi i rastit: Majdi Fa’iz al-Ustadz, &është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv (E.O) 13224, për ofrimin e mbështetjes materiale, financiare, teknologjike, t8 mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

7. Emri: Sulaiman al-Banai

Përshkrimi i rastit: Sulaiman al-Banai, është shpallur si terroristë global, sipas plotësimit të Urdhrit Ekzekutiv (£.O) 13224, për ofrimin e mbështetjes materiale, financiare, teknologjike, të mirave materiale ose shërbimeve për ose në mbështetje të organizatës Hezbollah.

Entiteteti: AlDar Properties

Përshkrimi i rastit: “AlDar Properties” është shpallur si e udhëhequr, kontrolluar apo e drejtuar, direkt ose indirekt nga Sulaiman al-Banai.

Më 23 qershor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që organizata “Hezbollah” të shpallet organizatë terroriste.