Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Qeveria vendos sanksione ndaj 7 individëve dhe një kompanie për lidhje më organizatën “Hezbollah”

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka marrë vendim për të vendosur sanksione ndaj shtatë individëve dhe kompanisë “AID Properties” të cilët dyshohet se janë të lidhur me organizatën terroriste “Hezbollah”.

Propozimin para kabinetit qeveritar, e bëri ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim të sanksioneve konform rezolutës 137 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndaj shtatë individëve dhe një kompanie të lidhur me organizatën terroriste ‘Hezbollah’. Propozimi bazohet në lidhjet e tyre me organizatën terroriste dhe rolin e tyre financiar në gadishullin arabik”, tha ajo.

Më 23 qershor të vitit të kaluar, qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që organizata “Hezbollah” të shpallet organizatë terroriste.

Qeveria e Kosovës: ‘Hezbollah’ shpallet organizatë terroriste