Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Emrat e deputetëve që do e hetojnë procesin e privatizimit

Kuvendi i Kosovës ka formuar para pak minutave Komisionin Hetimor për Procesin e Privatizimit në Kosovë.

Ky komision është formuar pas propozimit i cili ka ardhur nga deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Parti Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza.

Komisioni u formuar me 77 vota për nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Bedri Hamza, si propozues i formimit të këtij komisioni në seancë ka thënë se formimi i këtij komision është një nismë e rëndësishme ligjore.

“Kjo është një nismë e mirë ligjore për Procesin e Privatizimeve në Kosovë për të cilën është diskutuar shumë, në shumë forma për atë se çfarë është ky proces si është zhvilluar, si po zhvillohet, a është rregulluar statusi i puëntorëve të ndërmarrjeve, a ka pasur ndikime politike dhe shumë pyetje që janë të mirëseardhura të diskutohen dhe të hetohen”, tha Hamza.

Ai tutje ka shtuar se PDK ka propozuar ngritjen për herë të parë të një Komisioni Hetimor që do të ketë për qëllim hetimin e përgjithshëm të procesit të privatizimit në Kosovë.

“Kemi propozuar që puna hetimore e këtij komisioni të përfshijë konsatimin dhe përshkrimin e rrjedhës së ngjarjeve se çfarë ka ndodhur nga veprimet dhe mosveprimet e AKM- së AKP-së, Qeverisë dhe Kuvendit”, ka thënë Hamza.

Grupi Parlamentar i PDK-së ka  propozuar si nënkryetar të këtij komisioni deputetin Gazmend Bytyqi, ndërsa si anëtar deputetin Sejdi Hoxha.

Anëtar nga LVV janë propozuar Hajrullah Qeku si kryesues i komisionit, ndërsa Hekuran Murati dhe Liburn Aliu si anëtar.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar si anëtar të këtij komisioni deputetët Doruntinë Maloku, Fidan Rkaliu dhe Shkumbin Gashi.

Ndërsa nga AAK anëtar i këtij komisioni do të jetë Bekë Berisha.

Anëtar të komisionit do të ketë edhe nga Lista Serbe ku do të jetë deputetja Verica Qiraniq ndërsa nga grupi parlamentar 6+,deputeti Fikrim Danka.