Armatimi i gjetur në Zveçan

Elshani për armatimin e gjetur në Zveçan: Nuk kemi të arrestuar, por kemi të dyshuar

Pushkë automatike, karikatorë, eksploziv, granata dore, municion e mjete të tjera u gjetën gjatë ditës së sotme në një shtëpi në Zveçan.

Për këtë rast, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se deri më tani nuk kanë ndonjë të arrestuar, por kanë të dyshuar.

“Ne nuk kemi të arrestuar, por kemi persona të dyshimtë” – ka thënë Elshani.

Ai gjatë konferencës për media ka thënë se nuk mund të jap më shumë detaje pasi rasti është ende nën hetime.

Elshani ka treguar se rasti është duke u hetuar nga Drejtoria e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Shtëpia ku u gjetën armët, sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

Sveçla ka thënë se në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it.

Armatimi i gjetur në Zveçan
Armatimi i gjetur në Zveçan
Armatimi i gjetur në Zveçan