Edi Rama tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt

Kryeministri shqiptar, Edi Rama njoftoi se do ta heq padinë ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Rama në një konferencë për media në Prishtinë, theksoi se padia po tërhiqet që të ketë bashkim sidomos në situatën që ndodhet Kosova.

Haradinaj ka refuzuar ftesën e Ramës për takim gjatë kësaj vizite.

“I bëra ftesë, aty ku dëshiron ai. Por si paditësi që shkon të i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej për ta hapur derën. Por doja që më ta diskutojë këtë temë që është shumë me e madhe se gjithë ne, e impliket ndaj Kosovës mund të jenë më të mëdha. Do ta tërheq padinë jo që ajo është e vogël për mua, por se sot duhet të bashkojë të gjithë. Nuk e di çfarë roli ka tërheqja e padisë në raportin mes nesh. Me padi dhe pa të, Ramush Haradinaj nuk është kryeministri, politikani, por një figurë historike dhe nga aty nuk e lëviz askush sado që kryeministër i keq është. Padia do të tërhiqet edhe zyrtarisht”, tha Rama.

Rama në janar ka deponuar një padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Tema për të cilën filluan polemikat e Edi Ramës e Ramush Haradinajt ishte “shkëmbimi i territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë”.

KALLXO.com ka siguruar padinë prej 27 faqesh nëpërmjet të cilës Edi Rama kërkon dëmshpërblim prej 10 mijë eurove nga Ramush Haradinaj. Përveç këtyre, në padi thuhet se Haradinaj duhet të paguaj edhe shpenzimet e avokatëve e gjithashtu mos të përsëritë deklarimet, sipas Edi Ramës, të rreme.

Edi Rama kërkon 10 mijë euro dëmshpërblim nga Ramush Haradinaj