Edi Rama shkarkon ministrin e Punëve të Brendshme

Kryeministri i Shqipërsië Edi Rama ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi nga pozita.

Edi Rama ka njoftuar se të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Shqipërisë këtë propozim.

Rama po ashtu ka njoftuar se ka propozuar emrin e Taulant Ballës për ministër të ri të Punëve të Brendshme.

Kryeministri shqiptar, nuk ka dhënë informacione lidhur me arsyet e këtij ndërrimi, ndërsa ka falënderuar Çuçin për punën e tij korrekte.

“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falënderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese edhe në këtë drejtim”- ka shkruar Rama.

Taulant Balla është kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.