Edhe Osmani do të takohet sot me delegacionin amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të  pret sot në takim Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen E. Donfried, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar.

Nga presidenca kanë njoftuar se takimi do të mbahet një orë para takimit të Kurtit me këtë delegacion, në ora 17:00.

Tutje është bërë e ditur se pas takimit, Osmani dhe Donfried do të deklarohen për media.

Delegacioni amerikan po ashtu do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Ata do qëndrojnë disa ditë në Ballkanin Perëndimor.

Nesër ata do të vazhdojnë vizitën në Serbi më pas në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut.

Diplomatja amerikane sot viziton Kosovën

.