
Fillon takimi i Presidentes Osmani me delegacionin nga Shtëpia e Bardhë
18.3.2022 - 15:15
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu ka pritur në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.
Delegacioni amerikan përbëhet nga Elizabeth Sherwood- Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Po ashtu edhe Curtis Reid, Drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Takimi është i mbyllur për media.