Diplomatja amerikane sot viziton Kosovën

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried sot do të nis vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor nga Kosova.

Donfried sot do të qëndrojë në Kosovë duke vazhduar më pas ditëve në vijim në në Serbi, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut.

Sipas një njoftimi të Departamentit Amerikan të Shtetit, ajo pritet të takohet me liderët e shtetit dhe ta falenderojë Kosovën për strehimin e refugjatëve afganë dhe ukrainas

.
Po ashtu ajo pritet të flasë edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, si dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga ShBA, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë, drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohje reciproke”, thuhet në njoftim.

Para disa ditësh tre senatorët amerikan, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Tom Tillis qëndruan në Kosovë.