Osmani pret në takim delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit.

Takimi po mbahet i mbyllur për media.

Pasdite, nga ora 15:00 edhe Qeveria ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti do të presë në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit.