E konfirmon policia – Nuk ka polic e as qytetar të plagosur

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka demantuar lajmet e publikuara në disa media online se ka një zyrtar policor është plagosur në veri.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se ka asnjë informacion për plagosjen e ndonjë zyrtari policor apo qytetari.

“Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policorë, andaj ftojmë dhe iu bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar në një përgjigje për KALLXO.com edhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti.

Serbët lokal në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës.

Qytetarët që po udhëtojnë në këtë pjesë po përdorin rrugë alternative pas bllokadave të vendosura. Ndërkaq, sirena janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut, që rëndom lëshohen kur ka ndonjë organizim.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Policia e Kosovës mbyll pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje