Policia e Kosovës mbyll pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve  në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”, thuhet në njoftim.

Polica ka kërkuar nga qytetarët të shfrytëzojnë pikat E tjera kufitare për qarkullim.

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës.

Qytetarët që po udhëtojnë në këtë pjesë po përdorin rrugë alternative pas bllokadave të vendosura.

Ndërkaq, sirena janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut, që rëndom lëshohen kur ka ndonjë organizim.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin Mitrovicë-Veri, Besim Hoti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në këtë komunë janë dëgjuar sirena, por ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë më pas.

Serbët nisin të bllokojnë rrugët në veri të Kosovës