Foto: Ilustrim

Dyshohet se vodhën 2 televizorë, 2 frigoriferë e 16 monitorë, arrestohen 3 persona

Policia e Kosovës ka njfotuar se ka arrestuar të premten 3 persona në Lipjan nën dyshimin për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Policia ka shpjeguar se rasti ka ndodhur të premten në një lokal në Lipjan, ku janë vjedhur “dy televizorë, 16 monitorë, 2 frigoriferë, 1 kondicioner etj”.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit është finalizuar pak orë pasi është raportuar rasti, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arritur që të arrestojnë tre personat e dyshuar” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Personat e arrestuar janë B.B. 34 vjeç, B.K. 41 vjeç dhe G.B. 34 vjeç.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.