Ilustrim

Dyshohet se ua prezantoi policëve lejen e falsifikuar, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin se u ka prezantuar zyrtarëve policorë një dokument të patentë shoferit të falsifikuar.

Rasti ka ndodhur, të martën, më 14 dhjetor në fshatin Lubizhdë të Malishevës.

“Dokumenti është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport policor.

Sipas Kodit Penal,  Neni 398, Falsifikimi i dokumenteve “Kushdo që përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo të ndryshuar si origjinal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet”.