Ilustrim

Dyshohet se penguan kompaninë në kryerjen e punimeve dhe kanosën zyrtarët policorë, arrestohen dy persona në Istog

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në Istog, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Pengim i personit zyrtar, kanosje dhe asgjësim apo dëmtim i pronës”.

Sipas Policisë, të dyshuarit fillimisht kanë penguar punëtorët e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Komuna e Istogut, për kryerjen e disa punimeve, nën pretendimin se ajo pronë është e të dyshuarve.

Pas intervenimit të zyrtarëve policorë, të njëjtit janë penguar dhe kanosur nga të dyshuarit.

Në raportin policor bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit ka dëmtuar një xham të veturës së Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.