Ilustrim

Dyshohet se një grua u dhunua seksualisht në rajonin e Pejës

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar seksualisht nga një person i dyshuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rajonin e Pejës të hënën pas mesnate, përkatësisht të martën.

Organet e rendit kanë njoftuar se në lidhje me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.