Ilustrim

Dyshohet se kishte shtënë me pistoletë, arrestohet i dyshuari

Një burrë është ndaluar dhe arrestuar derisa ka qenë duke e drejtuar veturën.

Sipas Policisë, ai dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 3 fishekë, të cilën armë dyshohet se e kishte përdorur.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mramor të Prishtinës të enjten e 17 gushtit rreth orës 13:50.