Foto: Policia e Kosovës

Dyshohet se gjuajti me armë me gas në një aheng në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dhe një armë me gas është sekuestruar nga Policia e Kosovës në Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se i arrestuari po dyshohet se ka shtënë me armën në fjalë në një aheng familjar.

I arrestuari, sipas Ahmetit ka pranuar edhe tretman mjekësor, pasi gjatë përdorimit të armës është vetë-lënduar.

Policia në rajonin e Prishtinës, përpos këtij rasti ka ndërhyrë edhe në një tjetër.

Sipas zëdhënëses, në kryeqytet është arrestuar një person dhe të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri dhe tre fishekë.

Lidhur me të dyja, Ahmeti ka thënë se hetuesit policor po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë.

Ajo ka thënë se dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Foto: Policia e Kosovës