Arma e konfiskuar nga policia, Foto: PK

Dyshohet se gjuajtën me armë në një aheng familjar, Policia arreston 3 persona rreth 70-vjeçarë - FOTO

Gjatë ditës së sotme policia e rajonit të Ferizajt ka konfiskuar disa armë nga tre persona.

Një pushkë gjuetie, një armë me gaz, një pistoletë  e disa fishekë janë konfiskuar nga të dyshuarit të cilët janë arrestuar dhe janë intervistuar.

I gjithë rasti kishte nisur pas një informate që kishte pranuar Policia disa ditë më parë.

Në fshatin Dremjak të Ferizajt dyshohej se gjatë një ahengu familjar kishte pasur gjuajtje me armë.

Sipas Policisë gjatë një hetimi i cili ishte ndërmarrë që nga dita kur kishin pranuar informacionin, ishin identifikuar të dyshuarit ndërsa sot të njëjtit janë shoqëruar në stacion për intervistim.

Arma e konfiskuar nga policia, Foto: PK

Të njëjtit kishin pranuar se kanë gjuajtur me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Policia ka njoftuar se te 66 vjeçari me inicialet J.B., kanë konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë. Tek i dyshuari i dytë, 68-vjeçari me inicialet R.J., është konfiskuar një armë me gaz dhe 20 fishekë ndërsa tek i dyshuari tjetër G.Z. i moshës 68-vjeçari nga komuna e Lipjanit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.

Policia, pasi i ka intervistuar të dyshuarit dhe dëshmitarin e këtij rasti, me vendim të prokurorit të Prokurorisë së Ferizajt të njëjtit i ka liruar për procedura të mëtejme hetimore.