Ilustrim

Arrestohet 25-vjeçari, kërkohej nga Gjykata e Ferizajt

Një 25-vjeçar me inicialet S.R. është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e rajonit të Ferizajt.

Arrestimi ka ndodhur në Shtime.

Ai po kërkohej nga organet e rendit pasi dyshohet se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor.

Në lidhje me veprën që dyshohet se ka kryer ai ishte dënuar me 9 muaj burg ndërsa Gjykata e Ferizajt kishte lëshuar urdhër arrest për të.

25-vjeçari pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia ka njoftuar se do të vazhdojë të realizojë urdhëresa për personat të cilët nuk u janë përgjigjur thirrjeve për të shkuar në gjykatë.