Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Deportohet nga Maqedonia e Veriut kosovari i kërkuar për grabitje e mashtrim në Ferizaj, Prishtinë e Prizren

Një 21-vjeçar me inicialet A.B., i kërkuar nga autoritetet kosovare nën dyshimin për disa grabitje dhe mashtrime në Ferizaj, Prishtinë e Prizren, është deportuar gjatë ditës së sotme nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se pas disa rasteve të shumta që kishin ndodhur në këtë rajon, si grabitje dhe mashtrime ishte identifikuar edhe personi i dyshuar për këto raste.

21-vjeçari, shtetas i Kosovës, ishte në kërkim ndërsa sot është bërë edhe deportimi i tij.

Sipas Policisë në Ferizaj, pas përfundimit të intervistimit të të dyshuarit i njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh.