Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kaçanik, digjet një veturë, Policia jep detaje

Një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut është kapluar nga flakët pasditën e sotme në një fshat të Kaçanikut.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për KALLXO.com se brenda veturës kanë qenë një çift me tre fëmijë por asnjëri nga ta nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.

“Rasti është raportuar në ora 12 e 30. Vetura ka qenë duke qarkulluar nga Hani i Elezit për në Prishtinë ndërsa në fshatin Nikaj është ndaluar vetura për shkak se vetura ka filluar të ketë probleme teknike”, tha Veseli në një prononcim për KALLXO.com.

Tutje ai përmendi se përveç dy prindërve në veturë kanë qenë edhe tre fëmijë por asnjëri nga ta nuk është lënduar nga djegia e veturës.