
Foto: Ilustrim
Arrestohet nga policia i kërkuari për dhunim, u has në një pikë kufitare
21.1.2023 - 14:57
Një 19 vjeçar me inicialet A.V., i cili po kërkohej tash e një kohë nga policia për veprën penale të dhunimit e që për të njëjtën ishte dënuar, është arrestuar gjatë ditës së sotme.
Policia e rajonit të Ferizajt, ka njoftuar se sot rreth orës 14 i njëjti është ndaluar në pikën kufitare në Glloboçicë.
Ai më pas nga policët në Ferizaj është shoqëruar për në stacion.
Për të njëjtin kishte urdhëresë nga Gjykata Themelore në Ferizaj e që ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.
19 vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.