Ilustrim

Dy vetura përfshihen nga zjarri në Prishtinë

Në rrugën “Nazmi Mustafa” në Prishtinë dy vetura me targa vendore janë përfshi nga zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës nuk dihet ende shkaku i këtij zjarri.

Nuk raportohet për  të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ishin njësitet relevante të Policisë dhe zjarrfikësit të cilët e shuan zjarrin.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:40.