Dy të dyshuarit për rastin e shpërthimit në Mitrovicën e Veriut, persona të njohur për Policinë

Për shpërthimin që ndodhi mbrëmë në Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës deri më tani ka identifikuar dy persona për te cilët ka thënë se janë “me interes për intervistim”.

Kërkimi i zyrtarëve policorë për këta dy persona në shtëpitë e tyre rezultoi pa suksese, pasi ata nuk u gjetën aty.

KALLXO.com mëson se të identifikuarit janë të njohur për Policinë e Kosovës.

Siç thonë burimet, ata janë të përfshirë në raste të narkotikëve.

Të identifikuarit i takojnë nacionalitetit serb.

Nga shpërthimi që ndodhi mbrëmë dy persona mbetën të lënduar e shtatë veturave që ishin në atë zonë iu shkaktuan dëme materiale. Në njërën prej tyre u panë edhe njolla gjaku.