Basketboll, Foto: FBK

Dy rivalët e vjetër përballen nesër

Java e 17-të në Superligën kosovare të basketbollit pritët të sjell përballje interesante mes kampiones aktuale dhe nënkapiones.

KB Peja është nikoqire e KB Trepçës në “Karagaç” nga ora 19:00 të shtunën.

Aktualisht, tabelës i prin ekipi mitrovicas me 30 pikë, dy fitore më shumë se Peja, e cila është në vendin e dytë me 12 fitore këtë stinor.

Trepça deri më tani ka dy humbje ndërsa ekipi pejan ka 4 humbje.