Dy mjekë të Spitalit të Gjilanit të infektuar me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot nga 200 mostra të marra nga Klinike Infektive janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19.

9 prej këtyre rasteve janë nga komuna e Gjilanit.

KALLXO.raportoi më herët se në mesin e të infektuarve është një punëtore – mjeke e Spitalit të Gjilanit, e cila është familjare e një punonësje të një spitali privat në Prishtinë, e cila dje rezultoi me coronavirusin e ri.

Por, ajo nuk është e vetmja nga Spitali i Gjilanit që ka rezultuar pozitive. KALLXO.com merr vesh se edhe një koleg i saj është në mesin e të infektuarve.

Po ashtu, KALLXO.com merr vesh se gjatë ditës së nesërme do të gjurmohen kontaktet që ka pasur punonjësja e Spitalit të Gjilanit.

Ndërsa në total numri i të prekurve në Kosovë me COVID-19 ka arritur në 884, 28 kanë vdekur kurse 655 janë shëruar.

Njëra nga të infektuarat sot, punëtore në Spitalin e Gjilanit