Zv.kryeministri Enver Hoxhaj në konferencë për media

Dy kushtet që PDK të hyjë në Qeveri, sipas Hoxhajt

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se subjekti i tij politik nuk do të jetë pjesë e një Qeverie të re në këtë kohë.

“Qëndrimi jonë është ky: Ne do të jemi në një qeveri të ardhshme vetëm kur i fiton zgjedhjet PDK-ja, kur del subjekti i parë politik. Dhe nën dy me kushtin e vetëm që PDK-ja e udhëheq Qeverinë”, tha ai.

Hoxhaj shtoi se e nuk hynë në Qeveri për t’u bërë pjesë e dikujt.

“Jemi në kërkim e sipër të vetëvetes. Kurdo që do të ketë zgjedhje PDK-ja do të tregojë se është subjekt serioz”, tha ai në KTV.

Hoxhaj tutje shtoi se në këto rrethana, krijimi i Qeverisë së re është i pashmangshëm.

“Një Qeveri në detyrë nuk mundet në pafundësi. Krijimi i një Qeverie të re është politikisht i pashmangshëm, por në këtë Qeveri të re nuk do të jetë PDK-ja”, tha ai.