Ilustrim

Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë

Nafta do të shitet dy centë më lirë sot në Kosovë, sipas çmimit maksimal të lejuar të shitjes të përcaktuar nga ana e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës sot është 1.84 euro për litër, i benzinës 1.75 euro dhe  i gazit 0.78 euro.

Sipas vendimit, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 1 korrik 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.