Drenas, sulmohet inspektori i Ministrisë së Punës

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, MEPTINIS, ka njoftuar se një inspektor i saj është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës në Drenas.

“Çdo sulm dhe pengesë ndaj zyrtarëve për të kryer punën e tyre, është në kundërshtim me ligjet në Kosovë dhe njëherit kryesi i veprës duhet të ndiqet penalisht për këtë veprim”, thuhet në njoftimin e MEPTINIS.

Ministria ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të merren me hetimin e rastit derisa sulmin e ka quajtur të papranueshëm.