Drejt fundit gjykimi i ish-referentes së Gjykatës

Bukurijie Haxhimurati, ish-referente e Gjykatës Supreme po akuzohet  se ka marrë 13 mijë e 500 euro për të ndikuar në lirimin ose zbutjen e dënimit të personin të koduar nën emrin “Dëshmitari C”.

Sot u mbajt fjala përfundimtare në këtë gjykim që i paraprin aktgjykimit që do të shpallet brenda ditëve të ardhshme.

Prokurori i rastit, Rafet Halimi kërkoi dënimin e të akuzuarës.

Ndërkaq e akuzuara Haxhimurati ishte deklaruar se ndihet e pafajshme mbi këtë vepër.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Bukurije Haxhimurati kishte marrë edhe 500 euro të tjera  nga të pandehurit Burim Veseli dhe Remzi Murseli, të cilat ua kishte dhënë “Dëshmitari C” me qëllim të lirimit të tij nga dënimi ose zbutjes së dënimit.

Sipas pikës 2 të aktakuzës, e njëjta shumën prej 13.500 euro e kishte marrë për të ndikuar në vendimmarrje të personave zyrtarë në sistemin gjyqësor të Kosovës për t’u liruar nga dënimi ose të paktën për t’iu zbutur dënimi “Dëshmitarit C”.