Dosja e prokurorisë: Detaje si ndodhi grabitja e armatosur brenda pompës së derivateve

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarve M.Sh, dhe B.Z, për grabitje dhe posedim të armëve.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit  me 16 korrik të këtij viti, në njërën nga pikat e karburantit në fshatin Piranë  të Prizrenit, kanë kryer një grabitje me përdorim të forcës dhe të kanosjes me armë.

Të dyshuarit të markuar dhe të armatosur, me veturën ”VË Golf 5”, i cili kishte të vendosura targat  vetëm përpara, të cilat i kishin vjedhur nga automjeti tjetër i tipit “Mercedes Benz 124”, kanë shkuar në pikën e karburanteve, ku i dyshuari i parë M.Sh, me pistoletë ka hyrë në maketin e kësaj pike dhe nën kërcënim të armës e ka goditur dhe e ka shtrirë në tokë punëtorin J.M.

Pas kësaj, i dyshuari ka grabitur kasafortën në të cilën ka pasur para në shumë prej 757 euro, dhe disa  pako të cigareve.

Ndërsa, i akuzuari  i dytë B.Z, i cili po ashtu ishte i maskuar, ka drejtuar kallashnikovin  duke i kërkuara para punëtorit J.B, i cili gjendej në kabinë, dhe pasi i akuzuari i parë M.Sh, ka dalur nga marketi me shpejtësi kanë hyrë  në veturë dhe janë nisur në drejtim të Gjakovës.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cila u vihen në barrë.