Karaçevë - 18.09.2020 FOTO KALLLXO.com

Dorëzohet në prokurori edhe një nga pronarët e kazinove në Karaçevë

B.G., njëri nga pronarët e kazinove ilegale në fshatin Karaçevë, është dorëzuar sot para organeve të rendit.

B.G., ka qenë në kërkim që nga 18 shtatori, dita kur edhe u zhvilluar një operacion i gjerë i Prokurorisë në Gjilan në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, Policinë e Kosovës e disa agjenci të tjera.

KALLXO.com mëson se B.G. është dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Ai ka qenë i kërkuar nga Prokuroria në Gjilan dhe Policia e Kosovës në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë ilegale në kazinot në fshatin Karaçevë.

Në aksionin në zonën e Karaçevës ku zhvilloheshin lojërat e fatit u arrestuan 35 persona ndër të cilët 12 ishin zyrtarë policorë.

Përveç arrestimeve në Karaçevë pati edhe konfiskime të materialeve të lojërave të fatit madje edhe rrënime të objekteve të cilat funksiononin si kazino.

Askioni i Karaçevës u nda në dy pjesë dhe u arrestuan më shumë se 50 persona.

Prapaskenat e operacionit Karaçeva – VIDEO

Paralajmërimi i prokurores: Do të konfiskohen shtëpitë e bosëve të Karaçevës