‘Dodona’ publikon orarin e shfaqjeve për muajin janar

Teatri i Qytetit të Prishtinës, “Dodona” ka publikuar orarin e shfaqjeve për muajin janar 2022.

Repriza e shfaqjes për fëmijë “Mustaqoshi larosh” që jepet të shtunën, më 8 janar 2022, do të hapë repertorin e shfaqjeve të “Dodonës’ për 2022.

Gjatë këtij muaji, sipas programit, “Dodona” do të shfaq tri shfaqje vetëm gjatë vikendeve (çdo të shtunë dhe të diele).

Teatri i Qytetit të Prishtinës, “Dodona” është i vetmi teatër në vend i cili jep shfaqje rregullt me kukulla, gjatë vikendeve, për fëmijë.

Orari i shfaqjeve: