Skenë nga shfaqja ‘Fefu dhe shoqet e saj’. Foto: Artpolis.

Shfaqja ‘Fefu dhe shoqet e saj', të premten premierë në ‘Dodonë’

Shfaqja “Fefu dhe shoqet e saj” e Qendrës për Art dhe Komunitet, “Artpolis”, me regji të Arlinda Morinës jepet premierë të premten, më 20 tetor 2023, në Teatrin e qytetit të Prishtinës, “Dodona”.

“Artpolis” ka bërë të ditur se shfaqja “Fefu dhe shoqet e saj’’ është një dramë feministe e cila vjen si reflektim i nevojës për përmbushje dhe njohje të problemeve të grave, të përbashkëtës dhe dallimeve të tyre.

“Takimi i Fefusë me shoqet e saj të vjetra hap rrugë në njohjen e anktheve dhe jetëve të tyre. Dialogu është i mprehtë dhe provokues, duke prekur temat e pushtetit, dëshirës, pritjeve shoqërore dhe kërkimit për përmbushje personale”- thuhet në njoftim.

Shfaqja sfidon normat konvencionale dhe fton për reflektim mbi ndërlikimet e marrëdhënieve njerëzore dhe rolin e gruas në shoqëri.