Djegia e Muzeut në Gjakovë, identifikohen dhe shoqërohen në Polici tre persona të dyshuar

Policia ka identifikuar tre persona të dyshuar të moshës së mitur për zjarrvënie të mundshme në Muzeun e Muzikës në Gjakovë gjatë ditës së mërkurë.

Policia në njoftim thekson se pas konsultimit me prokurorin të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Më datë 31.08.2023, pas një pune intensive hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë tre persona të moshës së mitur, të dyshuar si kryes të mundshëm të veprës. Pas dëgjimit të tyre në prezencën e akterëve të nevojshëm në konsultim me prokurorin e çështjes të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovë.

Të mërkurën rreth orës 18:30 u raportua për zjarr të madh në muzeun e muzikës në Gjakovë.

Komuna orë më vonë doli me njoftim se asnjë artefakt nuk është dëmtuar derisa siguroi se vitin tjetër muzeu do rinovohet me buxhet të komunës.

Policia ka bërë të ditur se shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë, rast kishte kaluar për hetim në Sektorin e Krimeve të Rënda.

Djegia e Muzeut në Gjakovë, MKRS del me njoftim