Vetura e Policisë së Kosovës
Djali ushtron dhunë fizike ndaj nënës, policia e dërgon në mbajtje 48 orë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një 20-vjeçar për dhunë në familje në Ferizaj.
Stacioni policor në Ferizaj ka njoftuar se dje rreth orës 17:00 e ka pranuar informacionin se në fshatin Koshare të Ferizajt është një rast i dhunës në familje ku djali ushtron dhunë ndaj nënës.
“Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.K (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij me inicialet V.K ( F/K) e moshës 47 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga policia.
I dyshuar sipas policisë është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët e njësisë për dhunë në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.