Ilustrim

Digjet një garazhë në Suharekë, një grua pëson lëndime

Në Policinë e Kosovës është raportuar se është djegur një garazh në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës dhe se rasti po hetohet.

Gjatë intervenimit për të shuar zjarrin, një grua ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga zjarri është përfshirë garazhi i tij. Gjatë intervenimit për të shuar zjarrin, lëndime ka pësuar viktima femër kosovare dhe ka pranuar tretman mjekësor. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar. “-thuhet në raportin 24-orësh.

Rasti në Policinë e Kosovës është raportuar me datë 25 dhjetor 2022.