Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së e miraton një projekt-ligj ndihme prej 14.3 miliardë dollarësh për Izraelin

Në SHBA, dhoma e ulët e Kongresit e udhëhequr nga republikanët e ka miratuar një paketë ndihme prej 14 miliardë dollarësh për Izraelin. 

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar një projekt-ligj ndihme prej 14.3 miliardë dollarësh (11.7 miliardë paund) për Izraelin, megjithëse demokratët kanë paralajmëruar se ky projektligj nuk mund të kalojë tutje pas mbërritjes në Senat. 

Projektligji në fjalë e sfidon kërkesën e Presidentit Joe Biden për të përfshirë gjithashtu më shumë para për Ukrainën dhe prioritete të tjera urgjente. Projektligji, i cili devijon fondet e buxhetuara në agjencinë amerikane të mbledhjes së taksave, është pothuajse e sigurt se do të dështojë në Senatin e kontrolluar nga demokratët, ndërkohë që Biden ka kërcënuar gjithashtu se do ta përdor veton ndaj tij.

Projektligji republikan u miratua me 226-196, me ndihmën e 12 demokratëve. Dy republikanë votuan kundër.

Udhëheqësit demokratë donin një projekt-ligj që përfshinte financim për Ukrainën, por republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kundërshtuan bashkimin e ndihmës së Ukrainës dhe Izraelit në një projektligj të vetëm.

Demokratët kanë diskutuar gjithashtu se si është strukturuar propozimi republikan: ai synon t’i sigurojë Izraelit miliarda duke i shkurtuar fondet për Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme, i cili ka për detyrë mbledhjen e taksave në SHBA./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala