Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Detaje, si ndodhi plaçkitja e automjetit të Postës së Kosovës

Mëngjesin e sotëm, një automjet i Postës së Kosovës është plaçkitur në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.

Ende nuk dihet sasia e vjedhur e parave ndërsa forcat e rendit kanë ndal në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin. Rasti, sipas Policisë së Kosovës ndodhi rreth orës 08:30.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët nën kërcënimin e armës( revole), kanë  grabitur një sasi parash, nga  punëtorët e PTK-së, të cilët me veturë zyrtare  po transportonin paratë në një  lokacion të caktuar”, tha të premten Policia e Kosovës për KALLXO.com.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, rasti është konfirmuar edhe nga zyra për medie e Postës së Kosovës por pa dhënë shumë detaje.

“Gjatë zhvillimit të aktiviteteve të rregullta, sot është sulmuar një automjet i Postës së Kosovës, në Kastriot. Deri në përmbyllje të hetimeve nga Policia e Kosovës, në interes të mosndërhyrjes në proces, nuk mund të ju ofrojmë informata të tjera”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të Postës së Kosovës.

Plaçkitet Posta e Kosovës

www.kallxo.com