Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Plaçkitet Posta e Kosovës

Është plaçkitur Posta e Kosovës në Obiliq.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar anëtari i bordit të Postës së Kosovës, Naim Haliti. Ai tha rasti ka ndodhur derisa janë shpërndarë skemat sociale.

“Po, është e vërtetë. Na ka njoftuar edhe ushtruesja e detyrës së kryeshefes, ajo tashmë është në vend të ngjarjes. Rasti ka ndodhur diku te Kosova A por për detaje besoj edhe Policia do të del me një raport zyrtar”, tha ai.

“Diku të Kosova A, kolegu sigurisht ka qenë duke i shpërndarë skemat sociale nëpër pika të postës dhe ka ndodhur, kështu e kemi informatën”, deklaroi Haliti.

KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por ende nuk kemi pranuar përgjigje.