Mitrovica e Veriut, foto nga arkivi

Detaje nga sulmi i mbrëmshëm në veri, 15-20 qytetarë rrethuan dy viktimat edhe i sulmuan

Dy qytetarë janë sulmuar në qendër të Mitrovicës së Veriut mbrëmë.

Sulmi ndaj tyre, sipas raportit 24-orësh policor u bë nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre kishte edhe persona të maskuar.

Ngjarja ndodhi në qendër të Mitrovicës së Veriut, në rrugën Mreti Pjetër I, rreth orës 20:00.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri nga viktimat, si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.

Zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani kishte treguar dje për KALLXO.com se nuk dihet se cilat kanë qenë motivet e ngjarjes.

Në anën tjetër, në raportin policor është thënë rasti i iniciuar si lëndim i lehtë trupor po vazhdon të hetohet.

Sulmohen dy qytetarë në qendër të Mitrovicës së Veriut