(Arkiv)

Derisa ishte duke punuar punëtori i KEDS-it goditet nga rryma

Një punëtor i Kompanisë së distribuimit të energjisë elektrike, KEDS, ka pësuar lëndime pasi është goditur nga rryma derisa ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në një nënstacion të KEDS-it në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur derisa punëtori i KEDS-it ishte duke punuar në matjet për defektet e mundshme të tensionit të mesëm.

Rasti po trajtohet si rrezikim i sigurisë në vendin e punës dhe është duke u hetuar.