Deputetja e PDK-së i reagon kryeministrit Hoti, i cili tha se Policia e Inspektoriati kanë dështuar t`i zbatojnë masat anti COVID-19

 

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar kryeministrit, Avdullah Hotit, ku tha se Policia dhe Inspektorati po shkelin vendimet e Qeverisë, nuk po zbatojnë masat anti-Covid.

Musliu deklaratën e Hotit e ka quajtur të padrejtë, ku thotë që Policia e Kosovës dhe inspektoriati duhet të motivohen dhe të inkurajohen për punën që po bëjnë që nga lajmërimi i rasteve të para me Covid-19.

Tutje, Musliu bëri thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat kundër pandemisë.

Postimi i plotë:

Deklarata e Kryeministrit Hoti se: Policia dhe Inspektorati po shkelin vendimet e Qeverisë, nuk po zbatojnë masat anti-Covid, është e pa pranueshme dhe e padrejtë.

Policia e Kosovës dhe inspektoriati duhet të motivohen dhe të inkurajohen për punën që po bëjnë që nga lajmërimi i rasteve të para me Covid19.

Nëse nuk mund të bëjmë më shumë për ta, të jemi të paktën mirënjohës dhe falënderues për sakrificën e tyre.