Deputeti Mustafa shpreh shqetësimet për rritjen e çmimeve në produktet elementare

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, tha se ka rritje të çmimeve në produktet elementare nga ushqimi, veshmbathja, energjia veçanërisht tek çmimet e naftës dhe materiali ndërtimor.

Sipas tij largimi i masës mbrojtëse ndaj produkteve ndërtimore që vijnë nga Serbia vetëm se e përkeqëson gjendjen e prodhuesve vendor të këtyre materialeve.

“Kërkoj urgjentisht veprim nga dy institucione të Republikës së Kosovës nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës që me urgjencë të filloj hulumtime dhe hetime duke i dhënë përgjigje konkrete këtij Kuvendi dhe gjithë qytetarëve të Kosovës se pse kemi rritje enorme të çmimeve në Republikën e Kosovës dhe i kërkoj ministrit të Financave dhe Transferove që të përpiloj një plan për menaxhimin e inflacionit duke u dhënë zgjidhje qytetarëve, kompanive vendore e prodhuesve vendor”, tha ai.