Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Denoncimi që Lista Serbe planifikon rrëzimin e Albin Kurtit, flet Adriana Hoxhiq - LIVE

Nënkryetarja për komunitete në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Adriana Hoxhiq, në “Kallxo Pernime” tregon se a ka marrëveshje me Listën Serbe që komuniteti serb ta votojë Iniciativën e saj dhe të sigurohen ulëse për të në Parlament dhe pastaj të kenë një grup parlamentar me Listën Serbe, në mënyrë që të realizohet plani i denoncuar nga politikanët e pakicave për ta penguar formimin e Qeverisë nga Albin Kurti.

Adriana Hoxhiq tregon nga cilat komunitete pret vota dhe cili është kushti i saj për ta votuar Qeverinë e re.

Gjithashtu, ajo flet për raportin e saj me Listën serbe dhe përfaqësuesit politikë të komunitetit boshnjak, të cilit i përket.

Hoxhiq flet edhe rreth asaj se pse nuk ka transparencë në Komunën e Mitrovicës së Veriut, a ka shërbyes civilë që marrin paga nga sistemi i Kosovës dhe ai i Serbisë.