Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dëmet në infrastrukturë - LIVE

 Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po ndiqni emisionin që i kushtohet infrastrukturës dhe dëmtimeve të infrastrukturës, sidomos asaj rrugore, të Kosovës.

Cila është siguria e rrugëve në vendin tonë?

Sa për qind e rrugëve në Kosovë nuk kanë sinjalistikë?

Si po e merr lumi asfaltin?

Pse investohet më shumë në autostrada se në spitale e shkolla?

Për këto çështje por edhe të tjera sonte diskutohet me mysafirët në studio, Bajrush Ymeri,  nënkryetar për komunitete në Novobërdë, Malë Lokaj, drejtor i Departamentit të menaxhimit të rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, nënkolonel Goran Stojanoviq nga Drejtoria për Siguri dhe Mbikëqyrje të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës dhe Mexhide Demolli- Nimani, nga organizata joqeveritare “Lëvizja FOL”.

Për të kontribuar në debat dhe adresuar kërkesat dhe problemet, përmes platformës online Zoom janë të ftuar edhe, Sërxhan Simonoviq, nga “Human Center Mitrovica”, Dukagjin Nishiqi, nga organizata joqeveritare “Syri i Visionit” dhe Ivan Miljkoviq, gazetar nga Graçanica.