Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Debat Pernime mes kandidateve për kryetar të Komunës së Likovës

Sot me fillim nga ora 14:00 në RTV Dukagjini, KALLXO.com dhe në VOX TV do të transmetohet debati mes kandidateve për kryetar të Komunës së Likovës.

Thirrjes në Debat Pernime, i janë përgjigjur të gjithë kandidatët e partive politike nga kjo komunë.

Të pranishëm në Debat Pernime janë kryetari aktual i komunës, Erkan Arifi, i cili vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arsim Idrizi nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Luan Ramadani nga Lëvizja Besa si dhe Hevzi Jashari nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).

Debati në fokus do të ketë pandeminë në këtë komunë, deponitë e egra, infrastrukturën, arsim dhe problemet tjera me të cilat qytetarët e Likovës ballafaqohen çdo ditë.