Daut Haradinaj: Nuk e di çfarë lajmi të mirë do të mbajmë mend nga kjo qeveri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, duke folur në seancën për rrëzimin e Qeverisë, u shprehë se kjo qeveri nuk do të mbahet për asnjë lajm të mirë.

“Kjo qeveri, fatkeqësisht në kohën më të keqe po shkon, por 50 ditë qeveri, unë nuk e di se për çfarë lajmi të mirë do e mbajmë mend”, tha Haradinaj, derisa u shpreh i lumtur se ka kaq shumë deputetë prezent.

“Më vjen mirë që një pjesë e madhe e deputetëve janë prezent dhe jam i sigurtë se do të ia marrin mandatin kësaj qeveria”, tha ai.

Sipas Haradinajt, qeveria Kurti ka bërë diskriminim me buxhetin e vendin dhe ka hequr tarifën prej 100%.

“Kjo qeveri ka bërë diskriminim buxhetor të disa zonave. E ka hequr taksën, pa asnjë profit për Kosovën. Heqja e taksës njëanshëm përmes një konferencë shtypi. Shkarkimi i shtyllës kryesore, ministrit Veliu, si akterë i koalicionit, mendoj që na japin me kuptu se këtu kemi një vet rrëzim të planifikuar të kësaj qeverie”, tha Haradinaj.

“Institucionet kanë me kry punën e vet. Buxhetin e kanë. Kosova nuk do të mbetet pa qeveri. Kjo qeveri do ta kryej detyrën, deri të vjen qeveria e re. S’ka nevojë me u shqetësu qytetarët”, u shprehë ai.