“Dardanët” mësojnë kundërshtarët e grupit për kualifikimet për Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të përballet me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në futboll.

“Dardanët” bashkë me kundërshtarët e saj janë pjesë e grupit B.

Në anën tjetër, Shqipëria do të përballet me Serbinë, Anglinë, Letoninë dhe Moldavinë si pjesë e grupit K.

Kupa e Botës 2026 do të mbahet në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).